Rafajllovski: Zhvillimet ekonomike globale nuk janë në favor të Maqedonisë

Rafajllovski: Zhvillimet ekonomike globale nuk janë në favor të Maqedonisë

Kriza aktuale nuk do të përfundojë as këtë vit. Qeveria duhet të menaxhojë dhe përmirësojë në mënyrë më racionale politikat e investimeve. Nevojiten politika energjetike dhe infrastrukturore, rritje të prodhimit të ushqimit dhe ristrukturim i përshpejtuar i eksportit. Zhvillimet ekonomike globale nuk janë në favor të Maqedonisë. Këto janë vetëm disa nga pikat nga intervista me Goran Rafaillovskin, në emisionin “Magazina Ekonomike” që do të transmetohet në ora 22:20 në Alsat.

“Bëra apel që Maqedonia të tërheqë sa më shumë fonde dhe t’i ketë tani pas krizës dhe të punohet në këtë temë. Por, nuk dëgjuan. Ne e kaluam krizën, me masa sociale për sigurimin e pagave apo fondeve për njerëzit që duhej t’i siguronte, por nuk bëmë absolutisht asgjë që ta ndihmojmë ekonominë që të dalë nga kriza më lehtë”, deklaroi Goran Rafaillovski- biznesmen. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button