Rakiq përshëndet Hotin dhe ministrat në gjuhën shqipe


Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti po merr pjesë në takimin me kryetarët e Komunave të Kosovës ku po diskutohet rreth gjendjes me pandeminë dhe fillimin e vitit të ri shkollor.

Duke qenë se ky takim është organizuar nga Ministria e Pushtetit Lokal, ky takim është hapur nga kreu i këtij dikasteri dhe njëkohësisht zëvendëskryeministri Goran Rakiq që e hapi diskutimin.

Rakiq e nisi fjalën e tij në gjuhën serbe dhe më pas vendosi të përshëndeste të pranishmit edhe në gjuhën shqipe.

Një gjë e rrallë kjo duke qenë se Rakiq zakonisht në takime publike flet vetëm në gjuhën serbe.

Gjithsesi, Rakiq vendosi të vazhdonte fjalimin në gjuhën serbe.

LEXO EDHE:

Back to top button