Rama: Dështuan ata, jo ne
Nga Forumi i Parë Ekonomik i organizuar në Shkup, kryeministri Edi Rama fshikulloi BE-në për mos caktimin e një date për konferencën e parë ndërqeveritare, duke thënë hapur se do të ishte më e ndershme që blloku të pohonte se nuk është gati për t`i pranuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sesa t`i fajësonte për mosplotësim kushtesh.
“Nuk jam pesimist, Zaev ka të drejtë që është pak i frustruar. Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar. Është shtëpia e tyre, nuk është shtëpia jonë që të vendosim. Ne duam të hymë në BE , por nuk duhet të harrojmë se është shtëpitë e tyre. Ne ju duam, por ata nuk na tregojnë se janë gati për ne, se nuk kanë përgatitur ende “dhoma” për ne. Ajo që ne duhet të bëjmë është të ecim përpara dhe të realizojmë atë që na kërkohet nga Bashkimi Europian. Jemi të vegjël për të jetuar të izoluar nga njëri-tjetri, por të bashkuar mund të ia dalim”, ka thënë ai.








