Rama: Hashim Thaçi ka gjithë mbështetjen e Shqipërisë

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas konfirmimit nga Gjykata Speciale të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit për krime lufte.

Rama shkruan në Twitter, se Thaçi ka të gjithë mbështetjen e Shqipërisë në këtë betejë.

“Hashim Thaçi ka gjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacenueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”, shkruan Rama në Twitter.

Ndryshe, pas konfirmimit të aktakuzës, Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti si President i Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button