Rama: Kemi siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar mesditën e sotme se vendi ynë ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Në prag të ndërrimit të viteve, Shqipëria ka siguruar 500 000 dozat e para të vaksinës nga kompania Pfizer. Shopping-u im në Nju Jork ka mbaruar me sukses. 10750 dozat e para do mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit. Mbi 30 mijë doza të tjera në shkurt dhe të tjerat në muajt e tjerë, në bazë të planit të vaksinimit”, tha Rama në fillim të fjalës së tij.

“Ky nuk është fundi i përpjekjes sonë për të garantuar që asnjë dozë vaksine të mos mungojë deri në fund”, theksoi Rama.

Në gjysmën e parë të janarit, sipas Ramës, do të vijnë 9000 vaksina nga dy vende mike, emrat e të cilave nuk i bëri të ditur.

Kreu i qeverisë shtoi se një pjesë e tyre do të shkojë edhe për mjekët e infermierët e Kosovës.

Rama nënvizoi se “sigurimi i vaksinës nuk ishte një sfidë e lehtë” dhe shtoi se Ministria e Shëndetësisë ka hartuar tashmë programin e vaksinimit.

“Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme, por është e këshillueshme për të gjithë në luftën e madhe dhe të stërmundimshme”, deklaroi Rama.

 

LEXO EDHE:

Back to top button