Rama: Me Kurtin kemi dakordësi vëllazërore dhe kombëtare

Kryeministri shqiptar Edi Rama, sot po qëndron në vizitë në Kosovë, ku është pritur nga kryeministri Albin Kurti. Pas takimit me dyre të mbyllura, të dy kryeministrat iu drejtuan mediave në një konferencë për media, ku përveç të tjerash folën edhe për dallimin e tyre në idenë “Open Ballkan”, shkruan Alsat.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se këto ditë e fundit është edhe më i bindur se sa që ishte se “Ballkani i Hapur” është rruga e vetme për të mirën e përbashkët. Për këtë ai tha se ka një mosdakordësi me kryeministrin Kurti, por që ai tha se e rëndësishme është të jenë dakord sa i përket idealit dhe patriotizimit.

Rama tha se themeli i dakordësisë së tyre është vëllazëror dhe kombërar.

“Është e rëndësishmë që kjo mosdakordësi me Albinin (Albin Kurtin për Open Ballkan), është mosdakordësi politike, ndërkohë që themeli i dakordësisë tonë është vëllazërore dhe kombëtare, dhe patjeturshmërinë e një ëndrre kur do të jetojmë pa kufijë, që të jemi pjesë e pandashme e BE-së”, u shpreh Vuçiq./ Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button