Rama: Nuk kam biseduar me Vuçiqin, nuk ka nevojë për ndërmjetësim sepse e drejta është me Kosovën

Kryeministri shqiptar Edi Rama i pyetur nga gazetarët për ndonjë biseda me Vuçiqin, tha se nuk sheh arsye për të biseduar me te për çështjen reciprocitetit sepse siç ritheksoi Rama, e drejta është me Kosovën dhe se këtë mendim ndajnë të gjithë miqtë ndërkombëtarë dhe se në këtë mes nuk ka vend për ndërmjetësim.

“Nuk ka pasur një bisedë me presidentin Vuçiq, apo siç shpeshherë miqtë e mi kosovarë në rrjetet sociale thonë me vëllain tim Vuçiq, sepse këtu nuk ka kushte për të biseduar sepse këtu e drejta është me Kosovën. Ne jemi në krah të Kosovës siç është i gjithë komuniteti ndërkombëtarë”, tha Rama duke nënvizuar se Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se sipas tij çdo zgjidhje duhet të vij përmes dialogut.

LEXO EDHE:

Back to top button