Rama: Më mirë të pijmë verë me kujdes, se pastaj mund të bëjmë sherre

Rama: Më mirë të pijmë verë me kujdes, se pastaj mund të bëjmë sherre

Në panairin “Winska Vizia” që mbahet në kuadër të nismës “Open Balkans”, që po mbahet në Beograd, e ku morën pjesë Dimitar Kovacevski, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç të pritur nga nikoqiri presidenti serb Vuçiç, nuk munguan as batutat e liderëve, gjatë shëtitjes në panairin e verërave.

Në këtë atmosferë relaksuese,presidenti Vuçiç u pyet nga gazetari i AlsatM në lidhje atë se çfatë kishte thënë më parë për verën.

Zotëri Vuçiç ju keni thënë në fjalimin tuaj  se nëse pijmë verë do të jemi më të bashkuar?

Vuçiç: Vera është dëshmi e zhvillimit, shikone se sa kanë përparuar verërat serbe, maqedone dhe shqiptare, unë… nëse ka diçka që marr vesh pak, ajo është vera.. unë pijë çdo ditë.

Zotri Rama a do te jemi me te bashkuar nëse pijmë verë?

Rama: Vera është një gjë, pirja e verës është gjë tjetër. Nuk është e thënë që të pish shumë që të bashkohesh, më mire është ta prodhosh, ta shijosh, të pijsh me kujdes, se pastaj bashkohesh por bën sherr.

Dritan Abazoviç i pyetur se kur Mali i Zi do të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur,  u përgjigj me optimizëm duke thënë shumë shpejt në të ardhmen./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button