“Rama po përdoret nga Vuçiq për të kapur autoritetet e Kosovës”

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur rreth takimit të nesërm mes Edi Ramës, Zoran Zaev e Aleksander Vuçiq rreth minishengenit.

Berisha e vlerëson si destabilizues siç e quan ai, aleancën e Ramës, Vuçiqit e Zaevit, dhe se sipas tij, aleanca e këtyre nuk i shërben aspak stabilitetit, hapësirës ekonomike dhe lirive të qytetarëve, por nxisin fantazma të vjetra e rivalitete të panevojshme

“Këtu thellohet edhe më shumë kjo bindje e ime për shkak të Kosovës sepse Edi Rama po përdoret nga Vuçiq për “make up” dhe në një mënyrë për të nxjerrë Qeverinë e Kosovës si të vetmet me të cilat ai nuk mund të merret vesh”, u shpreh Berisha në Debat Plus.

Tutje, ish kreu i PD-së tha se është pro zbatimit të Marrëveshjes së Washingtonit por që Kosova të trajtohet si palë e barabartë.

“Unë jam për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit, por Trump i uli si të barabarta Kosovën e Serbinë, por Vuçiq nuk pranoi që aty të ishte edhe flamuri i Kosovës por aty ishin palë të barabarta”.

“Në qoftë se ne, marrim një nismë atëherë ta marrim këtë si vende të barabarta dhe nëse ndodh kjo, atëherë Kosova nuk ka asnjë arsye ta refuzoj”, tha Berisha.

Tutje, ai tha se nuk është e vërtetë që Kosova po e refuzon Minishengenin pa motiv, por Kosova po e refuzon sepse Vuçiq nuk e trajton Kosovën si të barabartë.

LEXO EDHE:

Back to top button