Rama: Serbia mizën po e bënë buall

Kryeministri shqiptar Edi Rama, pas takimit me kryeministrin Kosovar Albin Kurti, ka thënë se Serbia mizën po e bënë buall, duke mosdashur të respektojë masat e reciprocitetit që shteti Kosovar i ka vendosur 8 ditë më parë, shkruan Alsat.

Rama në një konferencë për media ka deklaruar se Serbia po bën manovra teatri në Veri të Kosovës.

“E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë, nuk është me Serbinë. Serbia nuk ka asnjë të drejtë që ti kthej targat e automjeteve të përdorimit të përgjithshëm në një përditshmëri konfliktuale ku mizën po e bën buall”, tha Rama.

“Nuk ka asnjë diskutim se në radhë të parë dhe mbi të gjitha, është Serbia ajo që duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm, dhe është vërtetë për të ardhur keq, që në vend të përparimit konkret të dialogut drejt njohjes reciproke dhe çlirimit përfundimtar nga e shkuara, sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale ushtarake të Serbisë, në kufirin me shtetin sovran të Kosovës”

“Ato manovra nuk mbrojnë në fakt qytetarët serbë në Veriun e Kosovës, sikundër pretendohet nga udhëheqja e Beogradit zyrtar, madje edhe disa fantazma gjeneralësh të ushtrisë së mundur në fushën e luftës, më shumë se 20 vjet më parë, që sikur kanë dalë nga varri, me pretendimin që po mbrohet integriteti dhe siguria e qytetarëve serbë në Kosovë”, ka deklaruar Rama.

Rama, po ashtu ka cekur se shteti i Kosovës, kujdeset për të gjithë qytetarët e vetë padallim, duke theksuar këtu edhe pagesat ndaj serbëve që i bënë./ Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button