Rama: Shengeni rajonal, projekti i fëmijëve tanë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i lumtur që “tabuja” e shengenit rajonal ka rënë nga ana e Kosovës, dhe se ky projekt është transformues për kombin shqiptar që do të ndikojë edhe në arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë. Rama në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Hoti pas mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive, tha se asnjë marrëveshje nuk ka mbetur në letër. Ai përsëriti edhe qëndrimin për largim të kufirit. Në këtë konferencë Rama kritikoi BE-në për mos liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Më vjen mirë që tabuja e shengenit rajonal kanë rënë. Shengeni rajonal është projekti i fëmijëve tanë. Një projekt që asnjë burrë nuk mund ta marrë pengë… ai është një projekt që do të ndikojë drejtpërdrejt për rininë tanë, fëmijët dhe është një projekt transforumes që të bënë të shkoj për një zgjidhje nga e shkuara. E po ashtu një projekt transformues edhe për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë që është një betejë diplomatike. Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të 4 lirive të BE-së në rajonin tonë duke nisur nga më e thjeshta dhe më kuptimplota heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që të dyja ministritë e Brendshme e dy qeverive të intensifikojnë punën dhe të krijojnë një database të përbashkët për të mundësuar kontrollin në kohë reale të hyrjeve e daljeve në të gjitha pikat kufitare të perimetrit tonë të përbashkët që do na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe abuzimit me lirinë e lëvizjes”, deklaroi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

LEXO EDHE:

Back to top button