Rama: “Wine Vision” do të bëhet një event i përvitshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në prezantimin e tij përpara hapjes zyrtare të manifestimit, “Wine Vision”, që mbahet në kuadër të Iniciativës për Ballkanin e Hapur, në Beograd, tha se eventi do të organizohet çdo vit në qytete të ndryshme.

“Shihet se është më bukur kur jemi bashkë, kur afrohemi dhe kur jemi më afër njerëzve. Ne do ta organizojmë këtë panair, i cili për herë të parë mbahet në Beograd, çdo vit, nga një qytet në tjetrin dhe do të inkurajojmë të tjerët që të jenë pjesë e tij. Kjo është një nismë për popullin. I përket të gjithë atyre që prodhojnë, eksportojnë dhe importojnë. Të gjithë ata që ofrojnë shërbime dhe zhvillojnë turizmin”, tha Rama.

LEXO EDHE:

Back to top button