Pas dorëheqjes së Goce Sedlloskit, Shkupi ka gjetur trajnerin e ri

Pas dorëheqjes së Goce Sedlloskit, pas eliminimit nga Conference League nga Ballkani, vetëm një hap pranë fazës së grupeve, Shkupi ka gjetur trajnerin e ri. Gokhan Bozkajan i është besuar detyra e kreut të stolit të skuadrës shqiptare të Shkupit, njëkohësisht kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut.

Bozkajan ka nisur menjëherë punën dhe ka udhëhequr seancën stërvitore në mëngjesin e sotëm, ndërsa do të jetë në krye të ekipit edhe të dielën në ndeshjen ndaj Bregallnicës në kuadër të javës së 6-të të elitës së kampionatit vendas. Edhe më parë emri i Gokhan Bozkaja është përmendur si trajner alternativ për Shkupin, ndërsa sezonin e kaluar ka punuar si trajner i ekipeve të reja te Fenerbahçe. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button