Autoritetet duhet të vazhdojnë masat fiskale për të ndihmuar rimëkëmbjen e plotë të ekonomisë nga pandemia. Të përmirësohet mbushja e buxhetit përmes tatimeve dhe të miratohet ligji për buxhetin, i cili është në procedurë parlamentare për t’i menaxhuar më mirë financat, këto janë disa nga rekomandimet e Komisionit Evropian për përparimin e vendit në ekonomi. Për më tepër, raporti thekson:
– Të përshpejtohet reforma e sistemit arsimor dhe të rriten fondet për arsim profesional dhe arsim të lartë.
– Të përmirësohet qasja e kategorive të pakualifikuara dhe të rrezikuara të qytetarëve në masa aktive në tregun e punës”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian.
Nga Instituti për hulumtime Ekonomike “Finance Think” thonë se raporti tregon pasqyrën reale të situatës ekonomike. Dobësitë kryesore mbeten ekonomia gri, menaxhimi i financave publike dhe modeli i ofrimit të ndihmës shtetërore.
“Raporti zbulon mangësi në lidhje me politikat e konkurrencës në treg, veçanërisht në dhënien e ndihmës shtetërore. “Skema e financuar sipas Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve nuk është në përputhje me legjislacionin e BE -së për ndihmë shtetërore dhe duhet të rregullohet”, njoftojnë nga Finance Think- Instituti për Kërkime Ekonomike.
Raporti vëren se qeveria ka zbatuar një përgjigje të fortë fiskale për të lehtësuar krizën e pandemisë. Për shkak të pandemisë, vendi ra në recesion, i cili thelloi deficitin dhe borxhin publik që edhe pritej.
Andrea Çobanova








