Raportimi i mediave boshnjake për dënimin e Mlladiqit, spikat ky detaj

Mediat boshnjake kanë raportuar në kohë reale për seancën gjyqësore ndaj kriminelit serb, Ratko Mlladiq. Atij iu konfirmua dënimi i shkallës së parë me burgim të përjetshëm pasi u gjet fajtor për gjenocid, persekutim, shfarosje, vrasjea, shkelje e ligjeve dhe zakoneve të luftës, dëbimi akte çnjerëzore të zhvendosjes së detyruar, terrorizëm, sulme të paligjshme ndaj civilëve dhe marrjen e pengjeve.

“Ai është fajtor”, është mbishkrimi i mediave kryesore boshnjake mbi fotografinë e kriminelit Mlladiq, duke raportuar për konfirmimin e dënimit të tij.

“Krimineli i luftës Ratko Mlladiqç u dënua me burgim të përjetshëm”, është titulli i gazetës më të madhe boshnjake.

Dnevni Avaz

Një prej portaleve më të klikuar në Bosnje, “Klix, gjithashtu ka raportuar për dënimin e Mlladiqit.

Ky portal e titullon tekstin “Dënimi i përjetshëm për kriminelin Ratko Mlladiq konfirmohet!”.

Klix

Ngjashëm raportoi edhe mediumi i vjetër boshnjak, Radio Sarajeva.

“Vendimi i Hagës / Përfundimtare: Dënim me burgim të përjetshëm për kriminelin Ratko Mlladiq”, thuhet në titullin e këtij mediumi.

Radio Sarajeva

“Krimineli i luftës Ratko Mlladiq dënohet me burgim të përjetshëm!”, është titulli i “Oslobodjenje”.

LEXO EDHE:

Back to top button