Vrasja e kosovarit në Gjermani, 30 vjeçari varroset të enjten

Të enjten në Hannover të Gjermanisë do të varroset 30-vjeçari Armin Neziri, i cili u vra para pesë ditësh.

Lajmin për ceremoninë mortore të Nezirit e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet në Stockenit, në Hannover të Gjermanisë.

“Ndërroi jetë me 03.06.2021 në moshën 30-vjeçare. Varrimi i të ndjerit bëhet më datën 10.06.2021 në varrezat e Stockenit në Hannover të Gjermanisë në ora 13:30”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ndryshe, ngjarja e rëndë ndodhi të enjten e javës së kaluar në Hannover të Gjermanisë, ku pati një përplasje mes dy shqiptarëve nga Kosova.

Njëri prej tyre, i identifikuar si Armin Neziri, 30 vjeç, u qëllua me armë zjarri në kryqëzimin e rrugës teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip “Porsche Cayenne.”

Dyshohet se autori i ngjarjes është një tjetër shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Rinor Z., i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”. Dyshohet se në këtë incident mund të jenë përfshirë më shumë se dy persona.

Sipas dëshmitarëve drejtuesi i Mercedes Benz është larguar në këmbë pas të shtënave, dhe ka arritur t`i shpëtojë forcave të policisë.

Deri pas mesnatës të së enjtes, policia zhvilloi kontrolle në banesën ku jetonte, por ai është zhdukur së bashku me gruan dhe vajzën e tij. Banorët e zonës thonë se kishin qenë në apartament deri pak para të shtënave ditën e enjte.

LEXO EDHE:

Back to top button