Raste të malaries nga vendet tropikale, Klekovski: Kujdes gjatë udhëtimeve

“Pasi hyjmë në sezone të lartë të pushimeve dhe hyjmë në periudhën e temperaturave më të larta, dua të ndajë që pas dy viteve mospasje të rasteve të Malaries, këtë vit kemi 4 raste të Malaries dhe të gjithë katër rastet lidhen me Afrikën dhe Oqeanin Indian, më saktësisht me Maldive dhe Zanzibarin. Kemi edhe raste tjera, kemi 3 raste me Denga, të cilat lidhen me Maldiven dhe kemi një rast të Zikës e cila lidhet me Maldivet. Thirrje deri te njerëzit që udhëtojnë në Afrikë dhe Oqeanin Indian, veçanërisht Zanzibar dhe Maldive, t’i ndjekin rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit për nevojën e vaksinimit dhe profilaksë”, deklaroi Sasho Klekovski, Ministër i Shëndetësisë./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button