Rastet me malaria shkaktojnë alarm në SHBA

Rastet me malaria shkaktojnë alarm në SHBA

Florida dhe Teksasi po shohin disa raste të malaries në vend – përhapja e parë e sëmundjes së transmetuar nga mushkonjat brenda SHBA-së në 20 vjet, paralajmëruan zyrtarët duke dhënë një alarm shëndetësor.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve ka thënë se po vazhdon ta monitorojë situatën për më shumë raste potenciale.

Rreziku për ta marrë malarien në SHBA mbetet shumë i ulët, ka shtuar, raportoi BBC.

Pesë pacientët – katër në Florida, një në Teksas – kanë pranuar trajtim.

Malaria shkaktohet nga kafshimi i një mushkonje të infektuar. Njerëzit nuk mund të infektohen nga njëri-tjetri. Por, insektet e marrin nga njerëzit e infektuar – dhe cikli vazhdon.

LEXO EDHE:

Back to top button