Rasti në Spitalin e Kërçovës, MSh demanton drejtorin

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas raportimeve për rastin në Spitalin e Kërçovës, ku shihet se si një pacient pranon terapi në oborrin e spitalit. Për dallim nga drejtori i spitalit të Kërçovës, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se trajtimi i tij në oborr ka ndodhur me insistim të familjes dhe të vetë pacientit.

“Nga Spitali i Kërçovës na informuan se pacienti me kërkesë dhe bindje të tij personale se nuk është i dyshuar për Kovid, ka refuzuar të merr terapinë në dhomën e izoluar në Repartin Intern në Spitalin e Kërçovës. Megjithatë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore duhej të merrte terapi adekuate, me insistim të tij dhe të familjes, terapinë e ka pranuar para dhomës për të dyshuar me Covid-19. Për momentin pacientët është shtrirë në hapësirën për Kovid që është hapur në Repartin Intern në Kërçovë”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, drejtori i spitalit, Stanko Trpeski gjatë ditës së djeshme për Alsat tha se një gjë e tillë është bërë për ta mbrojtur pacientin nga personat e tjerë më Cvoid-19 dhe shtoi se nuk kanë hapësira shtesë.

“Unë nuk do e kisha komentuar videon sepse ka dalë nga ca frustrime politike dhe jo njerëzore. Njeriut që në moment duhet ti ndihmohet ta incizojnë dhe të bëjnë video të tilla nuk do e kisha komentuar. Kushtet i kemi këto që i kemi realisht. Nga Ministria morën rekomandim për ri organizim të hapësirave dhe për momentin pjesën e grave e kemi liruar për të sëmurët nga korona”, tha Stanko Trpeski, Drejtor i Spitalit të Kërçovës.

 

LEXO EDHE:

Back to top button