Real Madridi në zi, ndrron jetë presidenti i nderit

Real Madrid është në zi në prag të sfidës së mbrëmjes ndaj Liverpullit. Amancio Amaro, sulmuesi legjendar i viteve 60-70 dhe president nderi i klubit, është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. Klubi spanjoll e bëri të ditur këtë lajm të trishtë nëpërmjet një komunikimi për shtyp.

“Real Madrid, presidenti dhe drejtuesit e tij janë thellësisht të trishtuar për humbjen e Amancio Amaro, president nderi i Real Madrid, një nga legjendat e mëdha të klubit tonë dhe të futbollit botëror.

Amancio ishte lideri i Real Madrid pas atij të udhëhequr nga Pako Gento, i pesë Kupave të Evropës radhazi, të fituara në mes të viteve 1956 dhe 1960 dhe përfaqëson vlerat që kanë bërë historinë e klubit tonë”, shkruhej në njoftimin e “Los Blancos”.

Amaro gjatë karrierës së tij me Real Madrid, ka luajtur një total prej 418 ndeshjesh dhe ka shënuar 142 gola në total./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button