Realizimi i investimeve kapitale, vetëm 30%

Tridhjetë për qind është realizimi i investimeve kapitale nga fillimi i vitit e deri më tani, njoftoi Ministria e Financave. Bëhet fjalë për projekte të tilla si ndërtimi i shkollave, kopshteve, spitaleve, rrugëve, etj, të premtuara nga qeveria që do të përfundojnë deri në fund të këtij viti kalendarik. Por investimet kapitale përfshijnë edhe blerjen e mobiljeve të reja për institucionet dhe automjete të reja. Disa nga institucionet janë rinovuar me mobilje të reja ndërsa qeveria ka njoftuar se do të ndryshojë flotën e automjeteve dhe do të sigurojë 45 passatë  të rinj për ministrat dhe nevojat e tjera të shtetit. Nga të dhënat e ministrive mund të vërehet se 16 institucione shtetërore kanë raportuar se kanë zero realizim të investimeve kapitale.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button