Red Bull me triumf të dyfisht në Baku, dështon totalisht Ferrari

Në Baku të Azarbejxhanit , Maks Verstapen fiton përpara Karlos Perezit dhe Xhorxh Rasellit. Nje zero e dyfishte për Ferrarin, pasi që Leklerk tërhiqet kur është në krye, ndërsa gara e Sainzit përfundoi pas nëntë xhirosh për shkak të një problemi hidraulik.

Katastrofë është fjala e cila përmbledh më së miri përformancën e Ferrarit në Azerbaixhanm teksa ai që fitoi garën ishte Maks Verstapen i cili u nis nga vendi i tretë dhe e përfundoi në shkallën më të lartë të podiumit. Shenjat se nuk do të ishte një ditë e mirë për “kokëkuqjen” u panë që në start me Serhio Perez i cili parakaloi Sharll Leklerku që u nis nga pozita e parë. Ndërkohë, monegasku i rezistoi sulmeve të Maks Verstapent, ndërkohë që në xhiron e katërt, Sainz tërhiqet nga gara për shkak të problemeve me marshet.

Red Bull driver Max Verstappen of the Netherlands crosses the finish line to win the Azerbaijan Formula One Grand Prix at the Baku circuit, in Baku, Azerbaijan, Sunday, June 12, 2022. (Hamad Mohammed, Pool Via AP)

Në vazhdim, Leklerk futet në bokse dhe Verstapenit i hapet rruga për të parakaluar Perez e për të marrë kryesimin, ndërsa meksikanit iu bë e qartë nga skuderia se nuk duhej të luftonte ashpër me shokun e skuadrës për të mos rrezikuar përplasjen.

Gjithsesi, në xhiron e 20-të kur Leklerk kishte marrë kryesimin e garës pasi Verstappen u fut në bokse, ndodh e papritura. Motorri i Ferrarit përfundon në tym dhe Leklerk detyrohet të tërhiqet me pilotin holandez dhe Perez që kishin rrugën e hapur për të dërguar “Red Bull”-in te triumfi.

Për Verstapenin ishte suksesi i parë në pistën e Baku (triumfi i pestë nga tetë gara në këtë sezon), ndërsa tashmë kampioni i Botës në fuqi arratiset në krye të klasifikimit me plot 150 pikë, ndërsa ndiqet nga Perez që ka grumbulluar 129 pikë, teksa shpresat e Leklerk për një sukses në këtë Botëror marrin një goditje të madhe me 23-vjeçarin që mbetet në kuotën e 116 pikëve.

Sa i përket pjesës tjetër të pilotëve, një paraqitje e shkëlqyer edhe nga Xhorxh Rasellit me Mercedesin i cili e mbylli garën në vendin e tretë dhe ruan traditën e këtij sezoni teksa në asnjë prej garave të zhvilluara deri më tani nuk është renditur asnjëherë më poshtë se vendi i pestë. Nga ana tjetër, Hamilton u rendit i katërti, ndërsa pas britanikut u rendit Gasly. Në vendin e gjashtë Fetel, ndërsa në dhjetëshen e parë përfunduan edhe Alonso, Rikiardo, Norris e Okon.

Gara e radhës është më 19 qershor në Kanada.

 

LEXO EDHE:

Back to top button