Refuzimi nga institucionet kompetente lë pa kontrata punonjësit e Klinikës së Fëmijëve

Gazetare: Linda Ebibi Ademi

Rreth 50 të punësuar me kontratë ne vepër në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve kanë mbetur në mëshirë të fatit. Që nga fillimi i vitit e deri në prill, ata kanë punuar për muaj të tërë pa kontrata dhe pa paga, në pritje të vazhdimit të angazhimeve nga institucionet kompetente. Pavarësisht se puna e tyre ka vazhduar normalisht, ata ende nuk kanë marrë asnjë kompensim për mundin dhe angazhimin e tyre. Arsyetimi i institucioneve është mungesa e “mendimit pozitiv”, çka praktikisht i ka lënë punëtorët pa të drejta elementare.

Nga Klinika thonë se, ndonëse kanë nevojë urgjente për staf, kanë marrë mendim negativ për vazhdimin e kontratave të këtyre punonjësve.

“Në dhjetor të 2025 Klinika e Fëmijëve përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit Shëndetësor ka dërguar kërkesë zyrtare deri te Ministria e Financave për vazhdimin e pëlqimeve për vitin 2026 për të punësuarit me kontratë në vepër. Në prill të këtij viti, Klinika e Fëmijëve pranoi përgjigje negative nga Ministria e Financave për mos vazhdimin e  kontratave”, thonë nga Klinika e Fëmijëve 

  • Klinika e Fëmijëve pranoi përgjigje negative nga Ministria e Financave për mos vazhdimin e kontratave

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, tha haptazi se për këta persona është dhënë mendim negativ, duke shtuar se punësimet në të ardhmen do të bëhen sipas nevojave të institucioneve shëndetësore.

“ Si në çdo institucion shëndetësor ashtu edhe në këtë klinikë të gjithë të punësuarit mund të punësohen apo mund të shkojnë në punë në momentin kur kanë mendim pozitiv nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Ministra e Financave, në këtë rast s’ka pasur mendim pozitiv pra ka qenë mendimi negativ për të punësuarit në atë institucion….0:47 besoj se në çdo institucion do të ketë të punësuar në përputhshmëri me nevojat që i ka institucioni”, deklaroi ministri i shëndetësisë, Azir Aliu

“Ministria e Financave pas kërkesave të dorëzuar nga shfrytëzuesit buxhetor që kanë të bëjnë me realizimin e punësimeve të reja, përgjigjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe brenda afatit të caktuar me ligj”, thonë nga Ministria e Financave 

  • Përgjigjja është në përputhje me dispozitat ligjore

Nuk është hera e parë që të punësuarit me kontratë në vepër në institucionet shëndetësore publike përballen me vonesa në vazhdimin e kontratave dhe marrjen e pagave, edhe pse vendi vazhdon të përballet me mungesë serioze të personelit mjekësor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button