Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup
Sot dhe nesër, në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut do të qëndroj Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç.
Për shkak të kësaj vizite, në zonën qendrore të qytetit në Shkup është vendosur regjim i veçantë i komunikacionit, me masa të përkohshme sigurie dhe kufizime në qarkullim.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) u bëjnë thirrje qytetarëve në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë. /Alsat.mk.








