“Regjistrimi”, Mexhiti: Shqiptarët do të jenë mbi 25%

Është koha që tashmë të realizojmë regjistrimin dhe ta dimë numrin e saktë, jo vetëm ne por edhe institucionet tjera relevante ndërkombëtare që kanë bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut, kështu e komentoi në konferencën e sotme për shtyp regjistrimin e popullsisë koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti. Ai tha se sipas gjitha indikacioneve shqiptarët do të dalim mbi 25 për qind në regjistrimin e popullsisë.

“Sipas të gjitha indikatorëve, shqiptarët do të jenë mbi 25 për qind, edhe nga numri i nxënësve edhe nga nataliteti edhe nga shumë faktorë tjerë, të gjitha indikatorët tregojnë që shqiptarët sigurisht janë më tepër se sa kanë qenë në regjistrimin e fundit”, tha mes tjerash Mexhiti.

Në lidhje me: Pendarovski dekretoi Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button