Regjistrohen 37 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.658 teste të kryera janë regjistruar 37 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 15 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 23 pacientë, shkruan Alsat. Sot fatmirësisht nuk janë është regjistruar asnjë viktimi së pasojë e Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.543 raste, prej të cilëve 150.422 janë shëruar, kurse 5.494 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 627 raste aktive me virusin korona.

LEXO EDHE:

Back to top button