Rekomandime për qytetarët pas sulmeve të shpeshta kibernetike

Rekomandime për qytetarët pas sulmeve të shpeshta kibernetike

Gazetar: Lluka Andreev

Pas sulmeve kibernetike, Agjencia për Komunikime Elektronike rekomandon aplikimin e masave parandaluese. AKE i bën apel shtetit, por edhe kompanive që të kryejnë vlerësimet e sigurisë së sistemeve të tyre të informacionit, dhe ndanë një listë të aktiviteteve prioritare, që duhet të zbatohen në kohën më të shkurtër të mundshme:

 Agjencia e Komunikimeve Elektronike

  • Kontrollimi dhe revizioni i qasjes nëpërmjet ndryshimeve të herëpashershme të fjalëkalimit
  • futja e hyrjes me më shumë faktorë
  • përdorimi i kufizuar i llogarive me qasje administratori
  • Kontrollimi i masave të mbrojtjes nëpërmjet softuerit antivirus të përditësuar dhe aktiv në kohë në të gjitha pajisjet dhe sistemet
  • testimin periodik të rregullave për trafik të internetit

AKE shton se institucionet dhe kompanitë duhet të krijojnë një plan reagimi ndaj incidenteve, dhe të caktojnë një person që do të jetë përgjegjës për regjistrimin e aktiviteteve të dyshimta kibernetike. Një nga rekomandimet përfshin edhe trajnime falas për punonjësit se si t’i njohin mesazhet e rreme dhe kujt t’ia raportojnë ato.

Këto rekomandime vijnë pas sulmit të fundit të hakerëve në faqen e Ministrisë së Arsimit, e cila ende nuk funksionon. Në Shqipëri, ndodhi një sulm hakerësh në shkallë të gjerë. Kjo e fundit shkaktoi bllokimin e pikave kufitare dhe porteve. Tirana akuzoi Iranin se qëndron pas sulmeve.  Sulme u regjistruan edhe në Kosovë.

LEXO EDHE:

Back to top button