Republika Çeke, ulet në 10 ditë periudha e karantinës për rastet me COVID-19


Republika Çeke njoftoi sot se do të pakësojë periudhën e detyrueshme të karantinës për personat e dyshuar me COVID-19 nga 14 në 10 ditë.

“Ndryshimi i rregullit, që pason një ndryshim të ngjashëm në Austrinë fqinje, do të hyjë në fuqi nga 1 shtatori”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Autoritetet çeke mund të urdhërojnë vetizolimin e kujtdo që kohët e fundit ka patur kontakte me një rast të konfirmuar me koronavirus ose që është kthyer nga një zonë me rrezik të lartë.

Karantina mund të shmanget me paraqitjen e një testi negativ.

Republika Çeke aktualisht ka 5 400 raste aktive të COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button