Reshjet, probleme të shumta në Shqipëri

Reshjet, probleme të shumta në Shqipëri

Gazetar: Evi Shkopi

Shqipëria po përballet me mot të keq. Në Malësinë e Madhe gjendja është përkeqësuar gjatë mesditës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe erës së fortë. Përroi i Thatë në këtë zonë ka dalë nga  shtrati, duke bllokuar rrugën, ndërsa pikat turistike të Bogës dhe Theth janë tashmë të izoluara. 15 turistë mbetën të bllokuar në Theth pasi rruga ku po udhëtonin u dëmtua si pasojë e motit të keq.

“Unë jam që në 5 të mëngjesit, e në 3 të natës me këta të tjerët këtu. Shikoni çfarë ka bërë shteti ynë, shihni çfarë ure ka bërë. Mua me merr uji me gjithë çfarë kam këtu. Më ka hyrë uji brenda. Çfarë të bëjmë, shikoni tjetrin atje në mes të përroit”, tha një banor i Malësisë së Madhe.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike përgjatë të gjithë bregdetit shqiptarë ka shkaktuar dallgë lartësia e të cilave arrinte thuajse në 4 metra. Në Durrës dhe Vlorë probleme në qarkullimin e mjeteve, por dhe këmbësorëve për shkak të përmbytjes së rrugëve, por edhe Drunjve të rrëzuar. Në disa zona të Shqipërisë u dëmtuan rrjetet për furnizim me energji elektrike. Shkodra është qarku më i dëmtuar. Shiu dhe era e fortë kanë dëmtuar infrastrukturën e rrugëve në fshatra dhe qytet, ndërkohë që këtë mesditë situata u rëndua më tej, pasi lumi Drin doli nga shtrati. Sipas Hidrometeorologëve mot i tillë do të jetë edhe gjatë 24 orëve të ardhshme.

Situatë e ngjashme edhe në Kosovë. Më të rrezikuara nga vërshimet janë qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë dhe Rahovec. Drejtoria e Shërbimeve Publike në Istog deklaroi se situata është alarmante, për shkak të vërshimeve të mëdha. Reshjet e dendura kanë shkaktuar dëme edhe në Pestovë. Banorët e zonës kanë hasur në vështirësi edhe për të dal nga oborret e tyre.

Mot me reshje dhe erë të fuqishme edhe në Mal të Zi. Ndërkohë në disa pjesë të Kroacisë trashësia e borës ka arritur deri në gjysmë metër. Dëbora e parë e madhe në Kroaci gëzoi banorët atje, por shkaktoi një kaos të madh në trafik. Për shkak të kushteve të dimrit dhe erërave të forta në akset rrugore në drejtim të Zagrebit mjeteve të mëdha transportuese të mallrave u është ndaluar qarkullimi.

Shkodër:

Theth:

Durrës:

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button