Revizioni gjen parregullsi tek Ministria që drejtoi Grubi, rroga pa shkuar në punë, mungojnë dhe laptopë
Revizioni gjen parregullsi tek Ministria që drejtoi Grubi, rroga pa shkuar në punë, mungojnë dhe laptopë
Gazetare: Ajnur Bafqari
Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar dobësi në mënyrën e evidentimit dhe përdorimit të buxhetit me të cilin disponon Ministria për Marrëdhënie mes Bashkësive. Gjatë regjistrimit vjetor, revizorët kanë konstatuar se madje 28 për qind e fondeve të përgjithshme të Ministrisë, në vlerë prej rreth 25 mijë euro, nuk janë gjetur. Mes gjërave “të zhdukura” janë edhe 30 laptopë për të cilat nuk ka pasur evidencë se kujt i janë ndarë për përdorim.
“Në regjistrat e materialeve u regjistruan gjithsej 88 laptopë, nga të cilët 30 nuk u gjetën në inventarin e aseteve fikse, për shkak të faktit se Ministria nuk ka një praktikë të vendosur për lëshimin e fletëpagesave për punonjësit për pajisjet që u janë caktuar atyre për përdorim”, thonë nga Enti shtetëror i Revizionit.
Revizorët kanë konstatuar se ka parregullsi në pagesat e pagave, madje 61 për qind e të punësuarve, kryesisht nga programi K5 dhe përkthyesit, kanë marrë paga pa asnjë dëshmi për prezencë në punë. Edhe pse ministria posedon me sistem për evidencë elektronike, nuk është shfrytëzuar për këto të punësuar. Për pagesën e pagave dhe shtesave për 244 punonjës të ministrisë, u paguan mbi 165 milion denarë.
Revizioni ka zbuluar keqpërdorime gjatë shpenzimit të derivateve të naftës. Në emrin e shpenzimeve për karburant janë paguar rreth 516 000 pa kontroll kompetent. Është konstatuar se karburanti po mbushej në automjete që nuk ishin në pronësi të Ministrisë, ndërsa në llogari të shtetit është blerë naftë dhe gaz edhe pse ai aspak nuk ishte paraparë në marrëveshjen për blerje. / Alsat.mk









