Revizioni për vitin 2024/ Mbi 2 milionë euro dështuan për shkak të shkeljeve të vjetruara në Ministrinë e Ekonomisë

Revizioni për vitin 2024/ Mbi 2 milionë euro dështuan për shkak të shkeljeve të vjetruara në Ministrinë e Ekonomisë

Gazetar: Mihajllo Donev

Parregullsi serioze në punën e Ministrisë së Ekonomisë në vitin 2024, konstatoi Enti Shtetëror i Revizionit, gjë që sipas raportit rezultoi me humbje të mbi dy milionë eurove. Sipas Revizionit e gjithë kjo ndodhi për shkak të joefikasitetit dhe vjetërsisë së procedurave të kundërvajtjes, duke bërë që Ministria të mos mund t’i arkëtojë paratë.

“Deri në nëntor 2024, për shkak të vjetërsisë së kërkesave për fillimin e procedurave për kundërvajtje, komisioni miratoi 1,534 Aktvendime për ndalimin e procedurave për kundërvajtje, të cilat çuan në më pak të ardhura të mbledhura në Buxhetin e Shtetit në shumën prej 127 milionë e 721 mijë denarë, përkatësisht 2,078,000 euro”, thonë nga Enti Shtetëror për Revizion.

Në fushën e prokurimit publik janë konstatuar lëshime në ndërtimin e parcelave për termocentrale fotovoltaike. Për fazën e dytë të projektit të Ministrisë së Ekonomisë, me vlerë mbi 420,000 euro, nuk është dhënë asnjë garanci bankare dhe afatet nuk janë respektuar pa arkëtimin e gjobave.

“Për fazën e dytë, me vlerë kontraktuale 420.667 euro, lënda e prokurimit deri në kohën e revizionit nuk është realizuar, nuk është dhënë asnjë garanci bankare për kryerjen cilësore të kontratës, nuk është lidhur asnjë aneks për vazhdimin e afatit, si dhe nuk janë marrë masa ligjore për mbledhjen e penaliteteve, duke mos u realizuar objektivat e kontratës”, thonë tutje nga Enti Shtetëror për Revizion.

Raporti i referohet vitit 2024, kur në gjysmën e parë, pra në gjashtë muajt e parë, ministër i Ekonomisë ishte Kreshnik Bekteshi, ndërsa që nga qershori i vitit 2024 Besar Durimishi është në këtë pozitë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button