“Safe City”, Toshkovski: Të gjitha procesverbalet do të jenë në përputhje me ligjin

“Safe City”, Toshkovski: Të gjitha procesverbalet do të jenë në përputhje me ligjin

Gazetar: Angell Dimovski

Njoftimet për kundërvajtje nga sistemi “Safe City” janë vetëm në gjuhën maqedonase. Ministri i Punëve të Brendshme thotë se kur të nis zbatimi zyrtar nga shkurti, të gjitha procesverbalet do të jenë në përputhje me ligjin. Por Toshkovski nuk sqaroi nëse ato do të jenë edhe në gjuhën shqipe.

“Ky paralajmërim është në gjuhën maqedonase dhe në të ardhmen nuk dihet nëse do të jetë edhe në gjuhën shqipe. Ministri i Punëve të Brendshme deklaroi se ai do të jetë në përputhje me ligjin”, raporton Angel Dimovski, gazetar.

Aktualisht, njoftimet për kundërvajtjet e kryera nga sistemi “Safe City” dërgohen vetëm në gjuhën maqedonase, pasi procedura ndodhet në fazë testimi, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Sipas tij me fillimin zyrtar të sistemit, në shkurt, të gjitha procesverbalet dhe njoftimet do të dërgohen në përputhje me dispozitat ligjore, pa saktësuar konkretisht nëse do të jenë edhe në gjuhën shqipe.

“Sigurisht, me fillimin brenda kuadrit formal nga data një – dy, sigurisht se procesverbalet që i kemi do t’i dorëzojmë në përputhje me ligjin”, tha Pançe Toshkovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Toshkovski theksoi se aktualisht njoftimet dërgohen vetëm në gjuhën maqedonase, sepse është bërë zgjidhja më ekonomike dhe më praktike teknike, e cila u mundëson qytetarëve të marrin informacionin bazë.

Shqiptimi i gjobave për shkeljet në trafik do të fillojë nga shkurti e jo nga 1 janari siç ishte paralajmëruar më herët. Përveç Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës, sistemi do të jetë në funksion edhe në Korridoret 8 dhe 10. Sipas institucioneve përgjegjëse, kjo shtyrje vjen për shkak të nevojës për kontrolle teknike shtesë dhe për përputhjen e procedurave ligjore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button