Revizioni zbulon shkelje në Kirurgjisë Torakale dhe Vaskulare në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” për vitin 2024
Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar një sërë parregullsish në punën financiare të Kirurgjisë Torakale dhe Vaskulare në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” për vitin 2024. Sipas raportit, deri në gusht të vitit të kaluar klinika ka pranuar materiale mjekësore për ndërhyrje kirurgjikale edhe pse kontrata për prokurim publik kishte skaduar, ndërsa ato regjistroheshin në kontabilitet vetëm pasi mbërrinin faturat. Revizorët kanë evidentuar gjithashtu mangësi në menaxhimin e rezervave, shkelje në procedurat e prokurimit publik, pagesa të parregullta për orët shtesë dhe angazhimet me kontratë, si dhe mospërputhje në evidencën e barnave dhe materialeve mjekësore. Raporti thekson se 66 % e kontrolleve gjatë vitit 2024 janë realizuar me udhëzime urgjente ose pa termin, duke krijuar mbingarkesë të klinikës dhe vështirësi në organizimin e punës. Për përmirësimin e gjendjes, Enti Shtetëror i Revizionit ka dhënë tetë rekomandime për menaxhmentin e institucionit, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit./Alsat.mk.








