Sinoptikët paralajmërojnë mot të paqëndrueshëm me stuhi edhe në ditët e ardhshme
Gazetare: Ilirida Sulejmani
Duket se moti i paqëndrueshëm, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Sipas sinoptikëve do të jetë në formë të stuhisë edhe sot edhe nesër. Përveç reshjeve të shiut e bubullimave, do të ketë edhe erë të fortë.
“Edhe nesër do të ketë mot jo të qëndrueshëm, me vranësira të ndryshueshme, reshje të përkohshme dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive, në formë stuhie me shi më të rrëmbyeshëm me mbi 15 litra shi në një metër katror, vetëtima, erë të fortë mbi 60 kilometra në orë dhe breshër”, deklaroi
Marija Cvetkovska Enti Hidrometeorologjik.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim dhe Kriza, Muhamed Ali tha se është formuar shtabi i krizës, ndërsa ekipet po merren me pastrimin e dëmeve.
“Gjendja aktuale është stabile, dje kishim afër 300 thirrje nga vërshimet në rajonin e Shkupit, bashkë me qytetin e Shkupit formuam menjëherë edhe shtabin e krizës, ku prej aty menaxhuam gjithë situatën, momentalisht kemi ekipe ne Çair dhe Butel, ku pastrojnë disa puseta, ku kishte mbrëmë vërshime.00:25-00:37 Qytetarët lajmërohen nga Qendra për Menaxhim dhe Kriza çdo 6 gjashtë orë”, tha Muhamed Ali, Qendra për Menaxhim dhe Kriza.
Sinoptikët paralajmëruan stabilizim të motit kah mesi i javës së ardhshme./Alsat.mk.








