Rigjeneron organizmin dhe forcon imunitetin, mjafton të bëni bashkë këto 3 përbërës

Rigjeneron organizmin dhe forcon imunitetin, mjafton të bëni bashkë këto 3 përbërës

Që imuniteti dhe organizmi të funksionojë siç duhet, trupi i njeriut ka nevojë për ekuilibra të duhur dhe harmoni.

Linja e parë e mbrojtjes së organizmit nëpërmjet një imuniteti të fortë është përzgjedhja e një stili të shëndetshëm jetese.

Me kalimin e moshës, sistemi imunitar humbet disa aftësi për t’iu kundërpërgjigjur su. lmeve të ndryshme. Një gjë e tillë, sipas informacioneve kontribuon në shfaqjen e shumë inf. eksioneve dhe sëmundjeve kronike.

Personat me imunitet të dobët vuajnë më shumë nga inf. eksionet e rrugëve të frymëmarrjes, gripi dhe pneumonia. Pikënisja e një imuniteti të fortë është stomaku ku akumulohen shumë substanca, minerale dhe vitamina të cilat më pas shpërndahen në të gjithë trupin.

Sistemi imunitar ka shumë nevojë për zinkun, seleniumin, hekurin, bakrin, acidin folik dhe vitaminat A, B6, C dhe E. Në këtë artikull do të mësoni një recetë natyrale dhe tepër të fuqishme që i jep imunitetit më shumë energji dhe ruan ekuilibrat e tij.

Kurë natyrale për një imunitet të fortë

Përbërësit:

Një vezë mundësisht fshati

1 kilogramë limonë

1 kilogramë mjaltë

Një filxhan të madh çaji me arra të grira hollë ose pluhur.

Përgatitja: Lajeni vezën me kujdes dhe ashtu siç është me gjithë lëvozhgë vendoseni në mikser deri sa të bëhet pluhur.

Hidhni sipër saj lëngun e limonëve të shtrydhur. Veza duhet mbuluar plotësisht nga lëngu i limonëve.

Mbulojeni enën me kapak dhe vendoseni në frigorifer.

Ena duhet të qëndrojë në errësirë sa më gjatë. Prisni deri sa copëzat dhe pluhuri i lëvores së vezës të jetë shkrirë plotësisht.

Kjo kurë e ka të domosdoshme lëvoren e vezës sepse ajo përmban shumë kalçium që është i domosdoshëm për organizmin.

Pasi lëvorja e vezës të jetë shkrirë, shtoni mjaltin dhe përziejeni mirë me një lugë druri. Më pas shtoni arrat dhe përziejeni sërish.

Merrni nga një lugë gjelle çdo mëngjes me stomak bosh derisa sasia të përfundojë.

LEXO EDHE:

Back to top button