fbpx

Rihanna për ish të dashurin e saj: “Ne e duam njëri-tjetrin dhe besoj se kështu do jetë gjithmonë”


Në një intervistë për Oprah Winfrey, këngëtarja e njohur e muzikës ndërkombëtare, Rihanna ka treguar më shumë rreth marrëdhënies që gëzon sot me ish-të dashurin e saj, Chris Brown, duke pohuar se vazhdon ta dojë edhe sot pavarësisht të shkuarës së tyre.

Gjatë intervistës ajo pohoi se Chriss ka qenë dashuri e vërtetë për të dhe e ka cilësuar dashurinë e jetës.

“Ne kemi punuar për të qenë shokë sërish dhe jemi shokë shumë të ngushtë. Kemi ndërtuar sërish besim dhe kjo është e gjitha. Ne e duam njëri-tjetrin dhe besoj se kështu do jetë gjithmonë. Nuk ka asgjë të cilën përpiqemi ta ndryshojmë”, ka pohuar Rihanna.

Më tej ylli i muzikës pop ka shtuar se nuk e sheh me syrin romantik ishin e saj pasi tashmë ai ka një lidhje tjetër.

“Unë jam ‘single’, por ne kemi ndërtuar një miqësi të ngushtë që pasi lamë pas gjithcka. Kemi punuar pak nga pak, nuk ka qenë e thjeshtë”, ka përfunduar këngëtarja.

Kujtojmë se disa kohë më parë, Rihanna i dha fund marrëdhënies me miliarderin saudit dhe u pa të flirtonte me reperin Asap Rocky.

LEXO EDHE:

Back to top button