Rikthehen temperaturat përvëluese

Rikthehen temperaturat përvëluese

Rikthehen temperaturat përvëluese. Nga nesër deri në fund të javës na pret mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë, njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik.

Moti i ngrohtë ndikohet nga një masë ajrore mjaft e ngrohtë nga jugu, ndërsa kulmi i të nxehtit pritet ditën e mërkurë kur temperatura ditore do të kalojë mbi 40 gradë Celsius dhe në shumë vende do të aktivizohet faza portokalli.

Por pavarësisht temperaturave të larta, sinoptikët njoftojnë se nga e mërkura deri të premten në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe stuhi./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button