Rikthimi i Xhon Xhonsit, “UFC-285” me dy duele titulli

Këtë fundjavë, në Las Vegas, do të zhvillohet eventi “UFC-285” në artet marciale mikse. Ky mbetet një nga eventet më të shumëpritura, për faktin se në kafaz do të rikthehet pas 3 vitesh mungesë një nga ikonat e këtij sporti, Xhon Xhons (26 fitore, 1 humbje e 1 duel pa rezultat).

Xhons, ish-kampion bote në peshën “light heavyweight” do të përballet me Siril Gane për titullin kampion botë në peshën e rëndë, që për momentin është vakant (iu hoq Francis Nagnou).

Gane (11 fitore e 1 humbje) ka qenë dikur kampion i përkohshëm i këtij Divizioni dhe do të duelojë për të dytën herë për fitimin e këtij titulli. Mjaft interesante edhe dueli për titullin kampion bote në peshën “flyweight” (pesha deri 57 kg), ku përballë njëra tjetrës janë kampionia në fuqi Valentina Shevçenko (23 fitore, 3 humbje) e Aleksa Graso (15 fitore, 3 humbje). Shevçenko nuk humbet prej 9 duelesh dhe e ka mbrojtur me sukses 7 herë titullin.

 

UFC-285, duelet kryesore

Jon Jones – Ciryl Gane

Valentina Shevchenko – Alexa Grasso

Geoff Neal – Shavkat Rakhmonov

Mateusz Gamrot – Jalin Turner

Bo Nickal – Jamie Pickett

LEXO EDHE:

Back to top button