Rimëkëmbja ekonomike sfidë për Qeverinë Kurti 2

Sfidat e qeverisë së re të Kosovës nuk do të jenë të pakta edhe në aspektin ekonomik, duke marrë parasysh tkurrjen ekonomike, pasojat e mëdha në sektorin privat dhe papunësisë të shkaktuara nga pandemia Covid-19. Megjithatë, sipas njohësve të çështjeve ekonomike të gjitha partitë politike, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, kanë prezantuar programe të cekëta në aspektin jo vetëm politik, por edhe ekonomik.

Njohësi i çështjeve ekonomike Bardh Ahmeti thotë për KosovaPress se qeveria e re duhet të formohet sa më shpejtë dhe të konstituohen të gjitha institucionet për t’i paraprirë dhe përshpejtuar agjendën e rimëkëmbjes ekonomike.

Ai thotë se fillimi i vaksinimit të popullatës do ta ndihmonte në masë të madhe edhe rimëkëmbjen ekonomike dhe kthimin në normalitet të ekonomisë dhe të vet qytetarëve.

“Sfidat e qeverisë së re nuk do të jenë të pakta, duke parë ndikimin që ka shkaktuar pandemia Covid-19. Duke parë deklarimet e më hershme të akterëve të Vetëvendosjes që kanë pasur vërejtje e tyre për Ligjin e rimëkëmbjes ekonomike, tashmë është në duart e tyre që të vendosin se cila është rruga që do ta zgjidhin për rimëkëmbje të vendit. Megjithatë, është e nevojshme që të krijohen instrumentet e shpejta qoftë ato që dalin nga Ligji për rimëkëmbje ekonomike ose plotësim ndryshimi i këtij ligji bazuar në vizionin e tyre për rimëkëmbje ekonomike ose me pako të tjera që duhet të implementohen. Këto duhet të jenë veprime të shpejta në mënyrë që të mënjanohen humbjet dhe dëmet e mëdha që ka shkaktuar në ekonomi pandemia Covid-19… Sfidat kryesore janë ruajtja e vendeve të punës dhe ruajta e kompanive të sektorit privat nga falimentimi”, thotë Ahmeti.

LEXO EDHE:

Back to top button