Rishikimi i buxhetit, filloi debati për amendamentet

Rishikimi i buxhetit, filloi debati për amendamentet

Gazetare: Andrea Çobanova

Ulja e akcizës së karburanteve me 50 për qind dhe TVSH-së nga 18 në 5 për qind, zero TVSH për ushqimet bazë, ndihmë financiare për pagesën e pagave për punonjësit e sektorit privat dhe 5 për qind e tatimit të grumbulluar mbi vlerën e shtuar t’u transferohet komunave si ndihmë në krizë. Këto janë pjesë e amendamenteve të propozuara nga partitë opozitare për rebalancin e buxhetit.

“Populli nuk ka para, nuk ka para të paguajë rrymën. Nga 1 korriku do të ketë rritje. Tani, nga i pari, ku ikni? Ju edhe ashtu aspak nuk komunikoni me popullin. Reformat në administratën publike, ajo që assesi të jetë në shërbim të qytetarëve, janë planifikuar 200 milionë denarë më pak, pra 47,5 për qind, aq do të investoni në administratën publike dhe reformat e saj”, tha Dafina Stojanoska – deputete e VMRO-DPMNE-së.

Për deputetët e shumicës masat në rebalancin e buxhetit janë parashikuar për ata që kanë më shumë nevojë.

“Ajo që ju thoni se ka mjete vetëm për paga nuk është e vërtetë. Ka mjete për të ndihmuar kompanitë, për familjet e synuara, qytetarët, përsëri do i përmend kompanitë pse në këtë krizë duhet së pari të ndihmojmë ata që kanë më shumë vështirësi. Do të isha më i lumtur nëse do ishim një vend i pasur dhe nëse çdo familje do merrte 10 mijë euro nga shteti, aq janë paratë”, u shpreh Dime Velkov – deputet i LSDM-së.

Në shtatë ditët e ardhshme deputetët në Komisionin për Financa dhe Buxhet do të diskutojnë për 204 amendamentet e dorëzuara. Një nga amendamentet është kërkesa e Federatës së Sindikatave për rritjen e pagave në administratë për 2800 denarë. Pas miratimit të rebalancit pritet të miratohen masat e qeverisë për ndihmë për kompanitë dhe qytetarët. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button