Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha është duke planifikuar ndryshimin e ambasadorëve në Prishtinë dhe Shkup, raporton Top Channel. Në fillim të tetorit Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme në Shqipëri do të dëgjon Denion Mejdanin dhe si ambasador në Shkup dhe Petrit Malajn si ambasadorë në Prishtinë. Hoxha ka planifikuar ndryshimin e pozicionit të tyre, përkatësisht Malaj në Shkup, Mejdani në Prishtinë. Ideja për largimin e Mejdanit nga Shkupi daton që nga muaji maj, kur shefi i diplomacisë shqiptare Hoxha u njoftua nga Shkupi se roli i Mejdanit duke u rreshtuar me zhvillimet politike në Shkup po bie në kundërshtim me marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve dhe se i njëjti po ndërhynë në punët e brendshme.
Mejdani doli në mbështetje të studentëve që kërkonin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Si fillim publikisht ndërsa më pas duke zhvilluar edhe takime me to. Në vazhdën e aktiviteteve diplomatike, Mejdani takoi pothuajse të gjitha figurat politike, por më i theksuari ishte ai me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti të cilit Mejdani i referohej me emrin “bac”.
Për të zgjeruar veprimtarinë e tij diplomatike dhe për të konsultuar ekspertë të fushës, Mejdani priti në takim edhe Lubomir Ferçkovskin, por fotografinë me të pas pak minutave e largoi nga rrjetet sociale. Pas këtij takimi, Fërçkovski që mbahet mend për veprimtarinë e tij si ministër i Brendshëm kundër arsimit shqip dhe protestave në Bit Pazar, doli në mbështetje të studentëve duke deklaruar se ata kanë të drejtë të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Një SMS porosi mes Mejdanit dhe Hoxhës kishte nxitur reagime të shumta. Në të pretendohej se Hoxha ju kishte referuar faktorit politik shqiptar në Shkupt me termin “idiotë”, por më pas kishte deklaruar se komunikimi nuk ka qenë në nivelin diplomatik. Mejdani për të forcuar idenë e shefit të tij, kishte publikuar një fotografi të libirit “Rrethuar nga idiotë”.
Ai doli edhe mbështetës i protestave kundër abrogimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke mbështetur fushatën “Foli shqip o taj”, fushatë e cila u përqafua më pas edhe nga studentët e Fakulteteve Juridike.
Kur veprimtaria e tij ra në radarët e çështjeve të brendshme, u alarmua largimi i Mejdanit nga Shkupi. Qytetarët hapën peticion për të kundërshtuar largimin e tij. Ferit Hoxha aso kohe kishte deklaruar se nuk ka një plan dhe vendim për largimin e Mejdanit nga Shkupi./Alsat.mk








