Vazhdon gjykimi ndaj Bojkovskit, ekspertët: Ishte i vetëdijshëm për veprat

" "

Në Gjykatën Themelore të Kumanovës ka vazhduar sot gjykimi kundër Trajko Bojkovskit, i akuzuar për vrasjen serike të disa grave në Kumanovë. Ekspertët psikiatrik sot kanë dëshmuar mbi gjendjen e tij psikike.

Sipas tyre, Bojkovski ka qenë i vetëdijshëm për veprat e kryera dhe është i vetëdijshëm se për çfarë ngarkohet. Mbrojtja e tij ka kërkuar që masa e paraburgimit të zëvendësohet me masë izoluese në Spitalin Psikiatrik të Bardovcës. Bojkovski akuzohet 4 vrasje serike dhe dy tentim me motiv nekrofilinë.

Vrasjet i kishte kryer në periudhë janar 2025 deri në shkurt 2026. Përveç Bojkovskit të akuzuar në këtë proces janë edhe dy të punësuar nga Spitali i Përgjithshëm në Kumanovë mbi dyshimet se kanë konstatuar vdekje natyra për viktimat që janë vrarë nga Bojkovski dhe më pas janë keqpërdorur seksualisht./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button