Romelu Lukakut ka filluar t’i rritet shqetësimi, pasi ai mund të mbetet jashtë Kupës së Botës “Katar 2022” pas lëndimit të tij të fundit të muskujve. Kthimi i sulmuesit 29-vjeçar belg te Interi nuk ka shkuar sipas planit dhe ai ka qenë kryesisht jashtë fushës për shkak të lëndimeve që nga rikthimi i tij në kryeqytetin e Lombardisë në verë.
Lukaku nuk ka nisur asnjë ndeshje që nga gushti dhe vetëm për pak kohë u rikthye në fushë javën e kaluar, duke luajtur 29 minuta lojë në Ligën e Kampionëve dhe Serie A.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Lukaku fluturoi drejt Belgjikës për të kuptuar dëmtimin e tij dhe për t’iu nënshtruar një raundi testesh mjekësore, duke punuar së bashku me mjekët e kombëtares belge.








