Superkompjutori sjell duele të zjarta në 1/8 e finales në Champions

Superkompjuteri SuperJohn, i vendosur në Birmingam, parashikoi rezultatet e shortit për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.  Në parashikimin e tij, kompjuteri mori parasysh faktorë të ndryshëm: formën e ekipit, skuadrat, rezultatet e mëparshme, rezultatet historike midis klubeve, madje edhe ndikimin e sistemit VAR.

Napoli – PSZH

Real Madrid – Aintraht

Çellsi – Lajpcig

Porto – Milan

Man Siti – Interi

Bajern Munih – Klub Brizh

Totenhami – Borusia Dortmund

Benfika – Liverpulli

Shorti për raundin tjetër të turneut do të hidhet më 7 nëntor. Në 1/8 e finales, skuadrat që përfaqësojnë të njëjtin shtet ose që luajnë në të njëjtin grup në fazën e mëparshme të Ligës së Kampionëve, definitivisht nuk do të takohen.

Ndeshjet e para të 1/8 finaleve të Ligës së Kampionëve janë planifikuar më 14/15 ose 21/22 shkurt, ndërsa ato të kthimit në 7/8 dhe 14/15 mars.

LEXO EDHE:

Back to top button