Ronaldo sërisht po shkruan historinë e futbollit

Kristiano Ronaldo ka shënuar golin numër 759 në karrierë, duke barazuar me legjendën Josef Bican.

Ish sulmuesi i Salvia Pragës, Josef Bican, mbante rekordin me më së shumti gola në histori, gjithsej 759 gola, por ky rekord tanimë është barazuar nga Ronaldo ditën e djeshme dhe në fakt mund të tejkalohet, transmeton lajmi.net. Pas fitores së mbrëmshme ndaj Sasuolos, ylli portugez shënoi golin e 15-të personal këtë sezon në minutën e 92-të dhe i barazoi shifrat me legjendën çeke. Tani, Ronaldo numëron 759 gola në 1037 paraqitje për klubin dhe vendin.

Në fakt, ai mund të bëhet golashënuesi më i mirë në histori, duke llogaritur golat zyrtarë, pasi që dihet se Santos pretendon që legjenda braziliane, Pelle, kishte më shumë, por kjo teori nuk mund të provohet tërësisht.

 

LEXO EDHE:

Back to top button