Rosamund Pike mbulon në mënyrë të veçantë shenjat nga aksidenti

Rosamund Pike mbulon në mënyrë të veçantë shenjat nga aksidenti

Aktorja e Hollywoodit, Rosamund Pike, transformoi shenjat e aksidentit të saj në një moment mode.

Këtë e bëri në tepihun e kuq të ngjarjes së mbrëmshme të ndarjes së çmimeve “Golden Globes” në Beverly Hilton të Los Angelesit.

44-vjeçarja u bë kryetemë e revistave prestigjioze të modës pasi kishte vendosur një vello në kokë në mënyrë që të ia mbulonte një shenjë që i kishte shkaktuar një aksident me ski.

Ndërsa fliste me gazetarin Marc Malkin të “Variety” në tepihun e kuq, ylli zbuloi se ajo mbante një vello të zezë dekorative për arsye përtej modës.

“Pata një aksident me ski më 26 dhjetor. Dhe sigurisht askush nuk do të donte t’i ndodhte kur e di se do të marrë pjesë në një ngjarje siç është ‘Golden Globes’”, ka thënë ajo.

Ajo më tutje tregoi se ky aksident i kishte lënë shenja në fytyrë dhe se i duhej të bënte diçka për ta mbuluar pavarësisht se ishte shëruar gati në tërësi.

“Disi rashë në dashuri me këtë vello”, shpjegoi ajo duke thënë se i pëlqeu se si dukej në tërësi me fustanin me dantellë të zezë.

LEXO EDHE:

Back to top button