Rrëshqitje dheu në Venezuelë, humbin jetën 25 persona

Rrëshqitje dheu në Venezuelë, humbin jetën 25 persona

Të paktën 25 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë janë zhdukur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në qytetin venezuelian të Las Tejerías. Mes të vrarëve janë edhe dy fëmijë të vegjël.

Mediat e huaja bëjnë me dije se rreth 1000 personel emergjence po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

“Ne po përpiqemi të shpëtojmë këdo që mundemi dhe po shprehim ngushëllimet tona për të gjithë ata që kanë humbur një të dashur”, tha zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez.

Presidenti Nicolás Maduro ka shpallur tre ditë zie kombëtare.

Reshjet e rrëmbyeshme bënë që lumi El Pato të dalë nga brigjet e tij. Ujërat përmbytën pemë, makina, shtëpi dhe dyqane në qytet./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button