Sa kujdesemi për shëndetin mendor?

Sa kujdesemi për shëndetin mendor?

Rëndësia e marrjes së asistencës psikologjike dhe thyerja e stigmave.

 

E ftuar në emisionin Ditë e Re, në Alsat, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor psikologia Vala Adili u shpreh se rëndësia e kësaj dite shënon luftën kundër stigmës së krijuar në shoqëri.

Më tej shtoi se marrja e ndihmës psikologjike është një nevojë e cila duhet të inkurajohet edhe nga mjedisi rrethues i përsonit që heziton të marrë asistencën e duhur.

Psikologia Adili theksoi se pavarësisht se gjeneratat e reja luftojnë të kalojnë stigmën ata shpesh shfaqen të limituar dhe të cunguar përsa i përket problemeve të tyre personale.

Në fund, një mesazh mjaft sensibilizues erdhi nga Vala duke thënë që “Unë kam psikoterapist” dhe që kjo nuk duhet të jetë diçka për tu mbajtur e fshehtë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button