“Është e frikshme” – Qytetarët në panik pas ‘mbylljes’ së repartit të pediatrisë në Ohër

Reparti i fëmijëve në Ohër tashmë dy ditë punon vetëm si ambulancë e zakonshme. Për shkak të mungesës së mjekëve pediatër, fëmijët për shtrirje në spital dërgohen në Strugë, siç bëri të ditur një ditë më parë Alsat. Qytetarët janë të revoltuar dhe kërkojnë zgjidhje të shpejtë nga autoritetet.

“Ku do të dërgohen fëmijëve, nëse ndodhë diçka mos dhëntë Zoti?! Një javë më parë ishim të shtrirë në spitalin e fëmijëve. Sigurisht që ka nevojë për këtë, nëse ka nevojë për infuzion apo përkeqësim, nuk do të kemi ku të shkojmë.

“Është e frikshme. Ku do të shkojnë pacientët? Është vërtet e frikshme. Pjesa më e rëndësishme e popullsisë sonë të jetë pa mjekë…”

“Është e frikshme. Kaq mund të them. Pse, nëse nuk ka ku të trajtohen fëmijët, ku do të shkojnë?”

https://youtu.be/_bmBIEqyFfM

Nga katër mjekët pediatër kanë mbetur vetëm dy, njëri prej të cilëve do të dalë në pension në shkurt. Nëse problemi nuk ka zgjidhje, është e mundur të mbyllet plotësisht reparti i fëmijëve.

“Edhe tani është tragjike, ndërsa më pas do të jetë katastrofike. Si shef i departamentit të fëmijëve, jam shumë i shqetësuar”, tha Orhan Zeqiri – shef i repartit të fëmijëve.

Por, nga Ministria e Shëndetësisë pohojnë se fëmijët në spitalin e Ohrit marrin trajtim të pandërprerë.

“Ministria e Shëndetësisë është në dijeni të rrethanave me dy mjekët pediatër dhe dy pediatër të tjerë do të sigurohen në spital sa më shpejtë…”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë

Por, shefi i repartit të fëmijëve thotë se spitalet në Strugë dhe Kërçovë tashmë kanë refuzuar t’u ndihmojnë me pediatër. Po ashtu, në Spitalin e Ohrit para disa ditësh në mungesë të specialistëve u mbyll reparti i urologjisë dhe punon vetëm pjesa e ambulantës.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button