Rrezikoi jetën duke parandaluar grabitjen, Rama takon gazetarin Enrik Mehmeti: U bë shpëtimtar në mënyrën më vlonjatçe

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot në Vlorë gazetarin e News24 dhe BalkanWeb, Enrik Mehmeti, i cili pak ditë më parë rrezikoi jetën e tij, duke raportuar “Live” grabitjen e një argjendarie në qytetin bregdetar, ku autori ishte i armatosur dhe i drejtoi armën gazetarit e qytetarëve të tjerë, që ndodheshin në zonë, por që u neutralizua nga policia.

Në një video-mesazh në “Facebook”, Rama falënderon gazetarin Mehmet, që sipas tij, u bë shpëtimtar në mënyrën më vlonjatçe dhe i doli përpara keqbërësve, duke shpëtuar jo vetëm njerëzit, por duke mundësuar edhe ndalimin e tyre.

Biseda mes Ramës dhe gazetarit:
Rama: Jam këtu në Vlorë me Enrikun, gazetari që u bë shpëtimtar në mënyrën më vlonjatçne, i doli përpara keqbërësve dhe jo vetëm shpëtoi njerëzit nga e keqja, por mundësi edhe ndalimin e tyre.

 

 

Mehmeti: Ishte momentale. Ishte diçka që edhe nëse do të ndodhte prapë, do ta bëja prapë.

Rama: Momentet e përcaktojnë njeriun. Në momente kritike duken karakteret. kështu që shumë respekt, falënderime e mirënjohje për shembullin e jashtëzakonshëm. Punë të mbarë si gazetar. Edhe një shembull për të gjithë gazetarët, që nuk janë të detyruar të shpëtojnë njerëz nga keqbërja, por të bëjnë çmos që gazetaria të jetë mirëbërëse dhe jo keqbërëse.

LEXO EDHE:

Back to top button